Aktualitet

E zhveshur nga mesi e poshtë! Gjendet e vdekur në kanal një grua në Kuçovë (DETAJET)

20 Janar 2022, 22:39 Nga DOSJA
E zhveshur nga mesi e poshtë! Gjendet e vdekur në kanal një grua

KUÇOVË– Një 63-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një kanali në Kuçovë. Fatime Suli, është gjetur pa shenja jete afër një plantacioni me sera në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare, ndërkohë që familjarët e kërkonin prej disa orësh.

Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e Policisë, por pas 1 orë kishin gjetur 63-vjeçaren të vdekur vetëm 1 kilometër larg banesës së saj.  Paraprakisht bëhet me dije se Suli ishte gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e rrozga domatesh. Çka ngre dyshimet se mund të jetë vrarë dhe më pas fshehur në kanal.

Për të caktuar shkakun e vdekjes, kufoma e Fatime Sulit është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj. Ndërkohë që gjithashtu bëhet me dije se e ndjera njihej në zonë si një person me probleme të shëndetit mendor dhe shpesh herë konfliktohej edhe më banorët e tjerë të zonës.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatime suli kucove fatime suli kucove

Sondazh

Poll