Art&Argëtim

Modelja nga Holanda e dashuruar me Shqipërinë: Meshkujt këtu janë ndryshe!

20 Janar 2022, 20:04 Nga DOSJA
Modelja nga Holanda e dashuruar me Shqipërinë: Meshkujt këtu

TIRANË– Lily Gnimavo është një modelje nga Holanda, e cila prej më shumë se 9 muajsh ka zgjedhur që karrierën e saj ta zhvillojë në vendin tonë. E gjitha për shkak të “dashurisë” për vendin, gjuhën dhe muzikën tonë. Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Gnimavo ka treguar si është njohur me vendin tonë.

“E njoha Shqipërinë nëpërmjet muzikës shqiptare dhe klipeve që shihja në youtube. U fiksova me gjuhën. Kënga e parë që kam dëgjuar ishte e Noizyt dhe Encës, “Bow Down” dhe Young Zerkën. U fiksova me muzikën shqip.  Është gjuhë interesante. Gjatë karantinës nisa kurse të gjuhës shqipe në Amsterdam“, tha modelja në rrëfimin e saj.

Por sigurisht që është ndalur edhe në pikat më të “nxehta” duke thënë edhe një mendim për djemtë shqiptarë.

“Njerëzit, mikpritja, respekti, shteti më bën përshtypje.  Sigurisht ishte ide e mirë Shqipëria sepse këtu nuk ka kufizime si në Amsterdam. Djemtë? Nëse të pëlqej të pëlqej, nuk ndikohem nga nacionaliteti. Mentaliteti është ndryshe nga Europa, por unë jam e hapur të mësoj traditat dhe kulturën shqiptare. Jam e gatshme të mësoj gjëra të reja,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz lily gnimavo tirane lily gnimavo tirane

Sondazh

Poll