Art&Argëtim

Antonela del në mbrojtje të Trixës: Jam pranë saj!Ishte e vetmja që më qëndroi pranë

20 Janar 2022, 15:28 Nga DOSJA
Antonela del në mbrojtje të Trixës: Jam pranë saj!Ishte e

TIRANË– Antonela Berisha e cila është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP, ka dalë në mbrojtje të Beatrix Ramosajt. Ish-banorja e BB VIP ka bërë repost një fotografi të këngëtares ku bashkangjitur me të shkruan: “#support Trixa. Miss you”.

Pas këtij postimi, duket se Antonela ka marrë shumë mospëlqime nga ndjekësit e saj. Për këtë arsye, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka vendosur t’u kthejë atyre përgjigje. Berisha ka bërë një deklaratë lidhur me mbështetjen e saj për Beatrix si dhe ka sulmuar banorët e tjerë. Përmes postimeve në “Instastory”, Antonela ka shkruar se fokusi duhet të jenë banorët që sipas saj ‘po vjellin vrer ana anës’.

“Njerëz, pse nuk merreni me faktin që ka disa banorë të stazhonuar në atë shtëpi që po vjellin vrer ana anës për njerëz që rrinë gjatë gjithë ditës se sa merreni me faktin se kë suportoj unë! Themeluesit e shtëpisë jashtë. Falsiteti në kulm, por fytyra po i del gjithkujt. Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unë jam sot pranë saj. Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situate që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë ca folloëers”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz antonela berisha beatrix ramosaj big brother vip antonela berisha beatrix ramosaj big brother vip

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2022, 12:15

Einxhel për Donaldin: Pse kaq burracak je?

TIRANË- Moderatores Einxhel Shkira nuk i ka dale ende inati me aktorin Donald Veshaj, nga nominimi i të martës në Big Brother Vip. Gjatë një bisede me bano...