Art&Argëtim

Përfaqëson Shqipërinë në Worldvision Music Contest, Laura ka nevojë për votat tuaja

20 Janar 2022, 15:41 Nga DOSJA
Përfaqëson Shqipërinë në Worldvision Music Contest,

TIRANË– Laura Llozi, përfaqësuesja e Shqipërisë në Worldvision Music Contest u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të saj që ta mbështesin në këtë konkurs. Në një postim në Facebook, Llozi shkruan se i ka kaluar dy fazat e para, por që për të shkuar në finale ka nevojë për mbështetjen e votat e publikut.

Të gjithë shqiptarët që duan ta votojnë duhet të kenë adresë e-maili dhe një passëord të çfarëdoshëm (ndoshta dhe vetëm numra) për tu rregjistruar në website dhe për të hedhur votën.

Statusi i plotë:

AFATI I FUNDIT 29 JANAR. Krenare që përfaqësoj Shqipërinë në një nga konkurset më prestigjoze online që është zhvilluar së fundmi. Pasi kalova 2 fazat e para, konkuroj me 48 muzikantë nga i gjithë globi, ku secili përfaqëson shtetin nga vjen. Në këtë fazë të 3-të për të shkuar në finale, kam nevojë vërtetë për votat dhe mbështetjen e publikut dhe do ju lutesha e do e vlerësoja nëse do më votonit në performancën time të mëposhtme. Për të votuar, ju duhet vetëm adresa e E-Mail dhe një password i çfardoshëm (ndoshta dhe vetëm numra) për tu rregjistruar në ëebsite dhe për të hedhur votën. Votimet mbyllen në 29 Janar dhe për çdo paqartesi që mund të lindi nga mënyra e votimit mund të më shkruani dhe jua shpjegoj hapat përkatës. Faleminderit dhe shpresoj që me ndihmën tuaj, të bëj gjithë Shqiptarët krenar!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture laura llozi worldvision music contest laura llozi worldvision music contest

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2022, 12:15

Einxhel për Donaldin: Pse kaq burracak je?

TIRANË- Moderatores Einxhel Shkira nuk i ka dale ende inati me aktorin Donald Veshaj, nga nominimi i të martës në Big Brother Vip. Gjatë një bisede me bano...