Art&Argëtim

Nuk kanë fund telashet për Alec Baldwin, paditet për shpifje nga familja e marinsit

20 Janar 2022, 18:38 Nga DOSJA
Nuk kanë fund telashet për Alec Baldwin, paditet për shpifje nga

SHBA-Pas akuzave për vrasje në filmin ‘Rust’, aktori Alec Baldwin po përballet me një padi tjetër. Alex është paditur nga familja e një ushtaraku të vrarë në Afganistan gjatë tërheqjes së trupave të administratës Biden. Në padi thuhet se aktori akuzoi padrejtësisht të afërmit e ushtarakut të vrarë si kryengritës.

Rylee McCollum, ishte një nga 13 anëtarët e shërbimit amerikan të vrarë në bombardimin e 26 gushtit, jashtë portës së Abbey të Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, ku ata po merrnin të evakuuarit e mundshëm për t’u larguar nga Afganistani pas pushtimit të talibanëve. Baldwin kontaktoi motrën e 20 vjeçarit dhe i dërgoi një çek prej 5,000 dollarësh për gruan e ushtarakut të vrarë dhe për fëmijën e porsalindur. Por aktori ndryshoi shpejt mendim, pasi ajo postoi një foto që e tregonte atë në Monumentin e Uashingtonit më 6 janar 2021, ditën e trazirave të Kapitolit më mbishkrimin “Throëback”.

Kur dërgova dollarët për vëllanë tuaj të ndjerë, nga respekti i vërtetë për shërbimin e tij ndaj këtij vendi, nuk e dija që ju ishit një protestues i 6 janarit”, shkroi ylli i “30 Rock”.

Motra e të ndjerit thotë se ka marrë mesazhe agresive pasi aktori postoi foton e saj në “Instagram”. Ajo tha gjithashtu se njerëzit e krahasuan familjen e saj me ISIS ose nazistët.

Burimi: People

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz alec baldwin alec baldwin

Sondazh

Poll