Art&Argëtim

Vijon përplasja brenda PS në Vlorë, Prefekti bllokon buxhetin e bashkisë

20 Janar 2022, 16:38 Nga DOSJA
Vijon përplasja brenda PS në Vlorë, Prefekti bllokon buxhetin e

VLORË-Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka vijuar luftën politike brenda llojit ndaj kryetarit të bashkisë Dritan Leli, duke mos miratuar buxhetin për vitin 2022. Sipas argumentimeve juridike të prefektit të Vlorës, buxheti i miratuar në këshillin bashkiak është i paligjshëm.

Lufta politike brenda Partisë Socialiste në Vlorë është reflektuar përsëri këtë mes janari, pasi Prefekti i Qarkut Flamur Mamaj, nuk ka miratuar buxhetin e vitit 2022 të bashkisë së Vlorës.

Zyra juridike e Prefekturës e ka cilësuar të paligjshëm buxhetin e miratuar në Këshillin Bashkia të Vlorës në muajin nëntor të vitit të kaluar. Prefekti rendit disa argumente për kthimin për rishqyrtim të buxhetit, ku si fillim thuhet se: Emërimet e tarifave, pastrim, ndriçim, gjelbërim për bizneset më të ardhura nga 0-8 mln lekë bien ndesh ne ndryshimet e miratuara në paketën fiskale miratuar në nëntor 2021.


Gjithashtu sipas prefektit, uxheti i parashikuar për pastrimin në qytet është më i ulët se në vitin paraardhës, duke mos reflektuar rritjen e taksës së pastrimit më 40-70 % për kategori të ndryshme të biznesit.

Një tjetër aspekt, që sipas prefektit buxheti është i paligjshëm lidhet me mos përmbushjen e detyrimit ligjor për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Pika e fundit është ajo që lidhet me zërin e shpenzimeve, ku sipas prefektit, nuk janë përfshirë detyrimet ndaj kreditorëve dhe furnitorëve.

Bashkia nuk ka reaguar për këtë situatë, ndërsa buxheti pritet të rishqyrtohet në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak.

MARRË NGA SYRI.NET

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

argetim argetim dritan leli edi rama dritan leli edi rama

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2022, 12:15

Einxhel për Donaldin: Pse kaq burracak je?

TIRANË- Moderatores Einxhel Shkira nuk i ka dale ende inati me aktorin Donald Veshaj, nga nominimi i të martës në Big Brother Vip. Gjatë një bisede me bano...