Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës heton tregun e miellit: Kompanitë vendosin çmime në dëm të konsumatorit

20 Shkurt 2019, 15:46 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës heton tregun e miellit: Kompanitë vendosin

Autoriteti i Konkurrrencës ka hapur një hetim në tregun e prodhimit të miellit në Shqipëri, ndërsa ngre dyshime të forta se disa prej kompanive që zotërojnë një përqindje të konsiderueshme të tregut, vendosin çmime të larta në dëm të konsumatorit.

Vendimi për të hetuar këtë treg nisi pas një monitorimi që Konkurrenca i ka bërë shitjes dhe prodhimit të miellit, e ku janë shfaqur dyshime lidhur me një organizim të kompanive për të shtrembëruar konkurrencën dhe vendosur çmime të larta e cilësi të ulët të këtij produkti bazë për konsumatorët, thonë burime të TVKlan.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se vendimi është marrë në fillim të tetorit të vitit të shkuar por nuk është publikuar në faqen zyrtare.

Po ashtu mësohet se procedura është në fazën e përpunimit dhe administrimit të gjetjeve të hetimit, ndërsa është konstatuar se tregu ka disa ndërmarrje të cilat kanë pozitë dominuese dhe sjellin një përqëndrim të lartë në përcaktimin e çmimeve të miellit.

Lufta me standardet dhe cilësinë e miellit në Shqipëri ka qenë e vazhdueshme, aq sa Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit ka depozitur kallëzime penale për dy firma që importojnë miell nga Serbia dhe zënë 40% të tregut këtu. Vetëm gjatë 2018-ës, AKU bllokoi mbi 100 ton miell për mashtrim të përqindjes së proteinës dhe cilësi të ulët.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale autoriteti i konkurrences hetim për tregun e miellit kompanitë çmime të larta autoriteti i konkurrences hetim për tregun e miellit kompanitë çmime të larta

Sondazh

Poll

Ekonomi 11 Shkurt 2019, 18:30

Nga Enver Hoxha tek BERZH, vendi po betonizohet

Duket se dita- ditës njerzit po ndihen të kërcënuar. Atributet për kërcënim mund t’ja referojmë edhe  hidroenergjisë tashmë. BERZH-i dhe Societet Generale...