Ekonomi

Manastirliu: Po punësohen 54 mjekë të rinj, në prill nisim rritjen e pagave

20 Shkurt 2019, 10:26 Nga DOSJA
Manastirliu: Po punësohen 54 mjekë të rinj, në prill nisim

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, priti sot në një takim 54 mjekët e rinj që sipas saj do të punësohen, duke filluar që nga sot, në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin.

“Ju siguroj se kushtet e punës që do të gjeni sot në qendrat shëndetësore janë shumë më të përmirësuara dhe më vjen mirë që ndër ju, shumë kanë zgjedhur të punojnë në qendra shëndetësore të largëta”, tha Manastirliu.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se 54 mjekët e rinj të familjes janë fitues nga konkursi i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, për mjekë të përgjithshëm në kujdesin shëndetësor parësor.

Ministrja Manastirliu garantoi se mjekët do të mbështeten edhe me rritjen e pagave. “Duke filluar nga muaji Prill, nis rritja e re e pagave 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Sipas njoftimit  103 mjekë aplikuan pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe po vijon procesi i punësimit edhe me mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë.

“Sa i takon spitaleve, brenda muajit Shkurt përfundojnë specializimet 300 mjekët e parë specialistë (pas një bllokimi 4 vjeçar), të cilët do t’i shtohen shërbimit spitalor në të gjithë vendin.”, thuhet në njoftim. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ministria e shendetesise ogerta manastirliu punesim mjekesh ministria e shendetesise ogerta manastirliu punesim mjekesh

Sondazh

Poll

Ekonomi 11 Shkurt 2019, 18:30

Nga Enver Hoxha tek BERZH, vendi po betonizohet

Duket se dita- ditës njerzit po ndihen të kërcënuar. Atributet për kërcënim mund t’ja referojmë edhe  hidroenergjisë tashmë. BERZH-i dhe Societet Generale...