Art&Argëtim

Ishin apo jo për Borën? Elgit Doda u jep fund aludimeve pas këngëve me Donaldin

20 Janar 2022, 12:07 Nga DOSJA
Ishin apo jo për Borën? Elgit Doda u jep fund aludimeve pas

TIRANË- Kantautori dhe këngëtari Elgit Doda ka folur në lidhje me bashkëpunimet që ka bërë më aktorin Donald Veshaj. I ftuar në emisionin ‘Pardon my French’, këngëtari është shprehur se nuk e dinte nëse kënga TL (Toxic Love) ishte dedikim për ish-të dashurën e Donaldit, Bora Zemanin.

“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan,” tha Doda.

Ai gjithashtu tha se kënga ‘Ku Je’ ishte kërkesë e Donaldit, duke u shprehur se një tjetër projekt muzikur do të lançohen brenda datës 14 shkurt. Ai tha se me këngën “Mirupafshim”, do të mbyllet edhe triologjia e këngëve.

“Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë,” u shpreh ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj elgit doda bora zemani donald veshaj elgit doda

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2022, 12:15

Einxhel për Donaldin: Pse kaq burracak je?

TIRANË- Moderatores Einxhel Shkira nuk i ka dale ende inati me aktorin Donald Veshaj, nga nominimi i të martës në Big Brother Vip. Gjatë një bisede me bano...