Bota

Rritja e energjisë elektrike, kërkesa e PDK-së për debat nuk miratohet në Kuvend

20 Janar 2022, 11:57 Nga DOSJA
Rritja e energjisë elektrike, kërkesa e PDK-së për debat nuk

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin procedural të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me thirrjen e një debati për të diskutuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë. Gazeta Express shkruan se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të kthehet në seancë dhe të diskutojnë për këtë çështje. Por kjo iniciativë e PDK-së nuk mori vota të mjaftueshme për t’u futur në rend dite

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës propozon një plotësim-ndryshim në lidhje me rendin e ditës së kësaj seance. Si Grup Parlamentar dje kemi paraqitur kërkesë për një debat parlamentar duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe informacione nga Qeveria e Kosovës rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe këtë debat nuk e kemi menduar për sot, mirëpo duke pasur parasysh sot prezantimin e kryeministrit dhe Qeverisë, konsiderojmë që një çështje e tillë duhet të diskutohet”, ka thënë Tahiri.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Kosovës me dy seanca plenare, diskutohet për rritjen e çmimeve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri mblidhet kuvendi i kosoves abelard tahiri mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll