Bota

Kriza energjetike, debat mes Kurtit dhe Tahirit: Nuk ka rënë menaxhimi por turbina

20 Janar 2022, 10:43 Nga DOSJA
Kriza energjetike, debat mes Kurtit dhe Tahirit: Nuk ka rënë menaxhimi

KOSOVË-  Shtrenjtësimi i energjisë elektrikë në Kosovë ka bërë që të ketë përplasje mes kryeministrit Albin Kurti si edhe kreut të Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri. Tahiri në seancën e sotme parlamentare ka thënë se kryeministri Kurti ka vendosur një menaxhim të dobët në udhëheqje të Korporatës Energjetike të Kosovës,.

“Ju keni vendos një menaxhment jashtëzakonisht të dobët, që dy vite, në udhëheqje të Korporatës Energjetike të Kosovës. Mendoj qe vendosja e këtyre njerëzve të paaftë ka bërë që mos të implementohet as kontrata me BE-në. Kjo do të duhej të kryhej në vitin 2020. Në anën tjetër ka edhe energji alternative. Është mirë me i rishiku të gjitha këto potenciale, që duhet të shfrytëzohen. Duhet t’i shikoni njerëzit që keni vendosur në krye të Korporatës Energjetike”, theksoi Tahiri.

Pas fjalimit të Tahirit, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se nuk ka rënë menaxhimi por turbina.

“Nuk ka rënë menaxhmenti por ka rënë turbina….Në ditën e djeshme ka kushtuar dy milionë e gjysmë ka kushtuar importi i Kosovës. Nuk po shtrenjtohet çmimi i energjisë, por fakti është që ne nuk e mbulojmë me gjenerim konsumin dhe energjia është e shtrenjtë”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Kosovës me dy seanca plenare, diskutohet për rritjen e çmimeve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri albin kurti mblidhet kuvendi i kosoves abelard tahiri albin kurti mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll