Bota

Rritja e energjisë, PDK: Qeveria të kthejë pikën 0 raportin e ZRRE-së

20 Janar 2022, 10:21 Nga DOSJA
Rritja e energjisë, PDK: Qeveria të kthejë pikën 0 raportin

KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e krizës energjetike. Telegrafi shkruan se Shala në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se Qeveria duhet ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së, për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.

“Si grup parlamentar i PDK-së, kërkojmë nga qeveria ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së. Në emër të PDK-së, ngritëm shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme, emergjente, lidhur me situatën energjetike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. PDK me shqetësim po e përcjell situatën, ne jemi të vetëdijshëm për krizën energjetike, kemi ngritur zërin brenda dhe jashtë Kuvendit me kohë. Kjo ngritje e energjisë do të kontribuoj edhe në rritjen e inflacionit ashtu të lartë në këtë moment dhe ky zinxhirit të çmimeve. Edhe këtë vit Qeveria nuk parasheh rritjen e pagave për shërbyesit civil. Nuk është paraparë edhe ngritja e pagës minimale. Në këtë gjendje të rëndë, raporti i ZRRE-së është pasqyra më reale e qeverisë aktuale”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Kosovës me dy seanca plenare, diskutohet për rritjen e çmimeve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ferat shala mblidhet kuvendi i kosoves ferat shala mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll