Bota

Gjenerali serb: Nëse FSK shkon në veri do të reagojmë me ushtri

20 Janar 2022, 11:04 Nga DOSJA
Gjenerali serb: Nëse FSK shkon në veri do të reagojmë me

KOSOVË- Gjenerali i ushtrisë serbe Millan Mojsilloviç, nuk e ka përjashtuar mundësinë e intervenimit të ushtrisë serbe, nëse sipas tij pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës futen në veri të Kosovës. Telegrafi shkruan se ai pranoi se ushtria serbe në atë moment do të reagonte menjëherë nëse FSK do të futej në veri të Kosovës.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhohen njëanshëm me qëllim të arritjes së pikëve politike në terren, por kërkesa jonë, insistimi dhe disa gjëra tjera duhet të jenë në funksion të sigurisë, e jo vetëm paqes por edhe gjendjes së sigurisë që garanton popullin tonë në Kosovë, se mund të jetojnë dhe të kenë të drejtën sikurse çdo qytetarë tjetër i këtij vendi”, tha Mojsilloviç.

Gjenerali serb riktheksoi se sipas Rezolutës 1244, KFOR-i është fuqia e vetme legjitime në Kosovë. Ai shtoi se në rast se FSK-ja me apo pa pëlqimin e KFOR-it kalon në veri të Kosovës, ushtria serbe do të marrë detyrat e saj konform kërkesave.

“Keni qenë dëshmitarë të rritjes së angazhimit tonë në pikën kufitare, në veçanti në ato që qojnë në veri”, shtoi Mojsilloviç.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gjenerali serb millan mojsilloviç gjenerali serb millan mojsilloviç

Sondazh

Poll