Bota

Misteri i vrasjes së policit në kufi, Mali i Zi: Shqipëria nuk dha informacione

20 Janar 2022, 08:40 Nga DOSJA
Misteri i vrasjes së policit në kufi, Mali i Zi: Shqipëria nuk

MAL I ZI- Prokuroria në Podgoricë deklaron se vrasja e efektivit Rudolf Elezoviç është ende nën hetim dhe nuk ka asgjë konkrete pasi autoritetet shqiptare nuk u kanë dhënë përgjigje. Mediat malaeze shkruajnë se pas marrjes së përgjigjes nga Shqipëria prokuroria do të bëjë një analizë të plotë të të gjitha provave dhe të dhënave të mbledhura.

“Pas marrjes së përgjigjes nga Shqipëria prokuroria do të bëjë një analizë të plotë të të gjitha provave dhe të dhënave të mbledhura dhe marrjen e një vendimi”, thuhet në reagimin e prokurorisë. 

Familja e raportoi zhdukjen e Elezoviç më 27 maj të vitit të kaluar, dhe pas disa ditësh kërkimi, oficerët nga sektori i policisë kufitare gjetën trupin e tij në Bojana, pranë Kanalit Shaski, në kufi me Shqipërinë. Pas kryerjes së autopsisë të trupit të viktimës, ka rezultuar se ai është vrarë me 1 plumb në kokë. 

Zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Elezoviç dyshohet se ishte përfshirë në rrjetin kriminal.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic

Sondazh

Poll