Bota

Infektohet me Covid vajza 6-javëshe e Kryeministrit britanik, Boris Johnson

20 Janar 2022, 07:19 Nga DOSJA
Infektohet me Covid vajza 6-javëshe e Kryeministrit britanik, Boris Johnson

LONDËR – Vetëm një ditë pasi deklaroi fundin e të gjitha masave Covid të prezantuara për të luftuar variantin Omicron, mediat britanike njoftojnë se vajza 6-javëshe e Kryeministrit britanik, Boris Johnson qenka e infektuar me Covid, ndërsa shtojnë se tani po shërohet.

Daily Mail ka konfirmuar lajmet e disa ditëve më parë se njëri nga pjesëtarët e familjes së Johnson ishte i sëmurë me Koronavirus, por nuk dihej ekzaktësisht se kush ishte.

Thursday’s @DailyMailUK #MailFrontPages pic.twitter.com/tAoTYvrmN8

— Daily Mail U.K. (@DailyMailUK) January 19, 2022

Johnson njoftoi dje se hoqi të gjitha masat për të luftuar Omicron-in (mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik dhe në dyqane, udhëzime për të punuar nga shtëpia dhe certifikatat e vaksinave) nga java e ardhshme. Kryeministri njoftoi gjithashtu se kërkesa ligjore për personat me koronavirus për t’u izoluar do të lejohej të hiqet më para datës së caktuar.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson covid-19 ne britanine e madhe boris johnson covid-19 ne britanine e madhe

Sondazh

Poll