Politike

VD-Alibeaj thirrje nga Komisioni i Ligjeve: Avokati i Popullit të jetë tek ‘5 Maji’

19 Janar 2022, 09:59 Nga DOSJA
VD-Alibeaj thirrje nga Komisioni i Ligjeve: Avokati i Popullit të jetë

TIRANË– Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje Avokatit të Popullit që tu gjendet pranë banorëve të 5 Majit që sot po dhunohen e nxirren nga banesat. I pranishëm në Komision, Alibeaj tha se Avokati i Popullit duhet të ndjekë gjithçka nga afër pasi ajo që po ndodh atje është e patolerueshme. Socialistja Klotilda Bushka tha se është dërguar një kërkesë zyrtare dhe se gjithçka do të ndiqet në rrugë ligjore.


Pjesë nga biseda:

Enkelejd Alibeaj: Do të doja të sillja në vëmendje ngjarjen qe po zhvillohet te “5 maj”. Është në detyrimin e këtij komisioni të monitorojë sjelljen e shtetit. I bëj thirrje Avokatit të Popullit që të jetë pranë banorëve për të monitoruar situatën situatën. Duhet të jetë pranë banorëve të zonës.

Klotilda Bushka: Ne kemi në varësi komisionin për të drejtat e njeriut por s’dalim dot me verdikt. Na duhet informacion në lidhje me këtë çështje, duhet të kemi më shumë të dhëna. Do të bëjmë një kërkesë për informacion në organet përkatëse për të marrë informacion sapo të mbarojë kjo mbledhje. Do të kemi informacionin e nevojshëm.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 19 janar 2022 enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 19 janar 2022

Sondazh

Poll