Politike

VD-“Ata dalin jashtë”, debat në Komision, Bushka përplaset me demokratët për 5 Majin

19 Janar 2022, 10:12 Nga DOSJA
VD-“Ata dalin jashtë”, debat në Komision, Bushka

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate ditën e sotme. Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ajo që ka kërkuar që të diskutohej për protestën e banorëve të 5 Majit të cilët sot mbetën pa shtëpi e u dhunuan. Çupi u kundërshtua nga kryetar, Klotilda Bushka e cila kërkoi që biseda të përqëndrohej në rendin e ditës.


Pjesë nga biseda:

Dhurata Çupi: Sot ne duhet të ishim atje bashkëme banorët jo në këto sallat luksoze të Kuvendit. Ishim pranë 5 majit, pranë qytetarëve dhe atje kishte njerëz që janë nxjerrë nga shtëpitë dhe forca të policisë. Asnjë përfaqësues i qeverisë apo i bashkisë. Vetëm policia që mbron shtëpitë e këtyre qytetarëve, nuk e dimë se nga kush.

Klotilda Bushka: Mendova se e morët fjalën për rendin e ditës, jo për këtë. Ju nuk ishit në nisje të mbledhjes, por ne e diskutuam dhe ramë dakort që të merrnin informacion

Dhurata Çupi: Zonja Bushka ata dalin jashtë sot, ju thoni do të marrim informacion, kur

Klotilda Bushka: Po do bëjmë kërkesën moj zonjë, nuk mund ta kthejmë këtë gjë në debat. Do ecim përmes shkresave zyrtare jo kështu kuturu.

Dhurata Çupi: Çfarë do bëjmë sot, sot dalin jashtë ata

Klotilda Bushka: Po do bëjmë mbledhjen moj zonjë, si çfarë do bëjmë, rendin e ditës në mbledhjen e Komisionit

Oerd Bylykbashi: Një sekondë

Klotilda Bushka: Jo, jo, nuk mund të flisni të gjithë tani. Jo, jo

Oerd Bylykbashi: A mund të flas

Klotilda Bushka: Jo

Bledjon Nallbati: Të bëjmë një pyetje

Klotilda Bushka: Jo zoti Nallbati asnjë pyetje.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhurata cupi klotilda bushka komisioni i ligjeve 19 janar 2022 dhurata cupi klotilda bushka komisioni i ligjeve 19 janar 2022

Sondazh

Poll