Bota

Raporti amerikan: ‘Ballkani i Hapur’ i hap rrugë bashkimit Kosovë-Shqipëri

19 Janar 2022, 16:41 Nga DOSJA

SHBA – Instituti i studimeve të politikave të jashtme “Johns Hopkins” publikoi dje raportin “From Crisis to “Nga Kriza në Konvergjencë: Një Strategji për t’i ndërhyrë Paqëndrueshmërisë në Ballkan në origjinë”. Lidhur me iniciativën e përbashkët të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të krijuar “Ballkanin e Hapur”, instituti amerikan nënvizon se ky treg i ri rajonal do të ndikojë në bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo lëvizje do të shkaktojë destabilitet në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

“Johns Hopkins” shton se ky rezultat hipotetik do të përkthehej në fitore të politikave ekspansioniste të Rusisë.


Faksimile e raportit “Nga Kriza në Konvergjencë: Një Strategji për t’i ndërhyrë Paqëndrueshmërisë në Ballkan në origjinë” lidhur me “Ballkanin e Hapur”

E bazuar në afrimin mes Shqipërisë dhe Serbisë, ‘Ballkani i Hapur’ hap gjithashtu vizionet e përputhshme të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe ‘Serbisë së Madhe’, një ‘zgjidhje’ për rajonin e arritur duke ndarë Kosovën dhe duke bashkuar Kosovën me Shqipërinë. Kjo automatikisht do të destabilizonte Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, dhe grindjet që do të rezultojnë do të ishin një triumf për Kremlinin – ndërkohë që do të dëshpëronte investimet e huaja dhe rritjen ekonomike.

Po ky raport tregon se presidenti i SHBA Joe Biden do të vendosë sanksione ndaj liderëve politikë të Shqipërisë dhe Kosovës nëse do të bëjnë thirrje për bashkim territorial mes dy vendeve.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ballkani i hapur bashkimi shqiperi kosove ballkani i hapur bashkimi shqiperi kosove

Sondazh

Poll