Bota

Torturonte pacientët dhe i vriste, mjeku sirian del para Gjykatës gjermane

19 Janar 2022, 16:30 Nga DOSJA
Torturonte pacientët dhe i vriste, mjeku sirian del para Gjykatës

GJERMANI- Një mjek sirian ka dalë në gjyq në Gjermani i akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Euronews shkruan se sipas Prokurorëve i dyshuari i identifikuar vetëm si Alaa M. torturoi dhe vrau të burgosurit në një burg dhe dy spitale ushtarake.

Alaa M. dyshohet se ka punuar në një burg të inteligjencës ushtarake në qytetin sirian të Homsit nga prilli 2011 deri në fund të vitit 2012. Ai akuzohet për vrasjen e një personi dhe 18 akuza për tortura, si dhe për shkak të lëndimeve të rënda fizike dhe psikologjike ndaj të tjerëve.

I dyshuari mbërriti në Gjermani në vitin 2015 dhe u lejua të ushtronte mjekësi nën kredencialet e tij mjekësore siriane. 36-vjeçari thuhet se punonte në një qendër shëndetësore pranë Kasselit, ku u njoh nga disa shtetas sirianë të raportuar në policinë gjermane. Alaa M., i cili ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij në qershor 2020, i ka mohuar akuzat.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alaa m bashar al-assad gjermani alaa m bashar al-assad gjermani

Sondazh

Poll