Politike

Takimet me demokratët, Basha: Proces reflektimi, përmirësimi dhe hapjeje për ne!

19 Janar 2022, 14:23 Nga DOSJA
Takimet me demokratët, Basha: Proces reflektimi, përmirësimi dhe

TIRANË – Kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi në intervistën e tij për Ora Neës edhe turin e takimeve që ai po zhvillon me demokratët, për të cilët u shpreh se janë një proces reflektimi, përmirësimi, hapjeje për një aleancë me të gjithë shoqërinë.

Sipas Bashës, ndryshimi mund, duhet dhe do të na gjejë me Partinë Demokratike dhe tek Partia Demokratike.

Pyetja: A ka individ apo mbështetës të Partisë Demokratike  tek ata të cilët ju i keni nëpër takimet e juaja, të cilët ju kritikojnë apo iu kërkojnë një sjellje ndryshe në krye të Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Padiskutim që po! I gjithë qëllimi i takimeve me demokratët nga unë po edhe nga anëtarët e kryesisë të grupit parlamentar, nuk është t’iu mbajmë leksion, por të dëgjojmë, të mbajmë shënim, të reflektojmë, të përmirësojmë, të korrigjojmë, të hapemi dhe ç’është më e rëndësishmja, ta bëjmë të qartë që në shtëpinë tonë nuk ka të tepërt dhe në shtëpinë tonë ka vend për qindra, mijëra, dhjetëramijëra që prej vitesh apo dhe ndoshta dekadash, janë larguar nga kjo shtëpi, pikërisht prej sjelljeve të tilla arrogante, prej mbylljes, prej shkëputjes nga hallet e përditshme të shqiptarëve, prej konsiderimit të politikës si një karrierë personale dhe jo si një mision që merret para një grupi shumë të madh, siç janë demokratët dhe një grupi akoma më të madh, siç janë të gjithë shqiptarët. Pra, është një proces reflektimi, korrigjimi, përmirësimi, hapje, zgjerimi dhe mbi të gjitha aleance me të gjithë shoqërinë, me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë që kërkojnë ndryshimin. Dhe ndryshimi mund, duhet dhe do të na gjej me Partinë Demokratike dhe tek Partia Demokratike.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha interviste per ora news lulzim basha lulzim basha interviste per ora news

Sondazh

Poll