Bota

Vrasësi i 9 maceve në Brighton, humb jetën në burg

19 Janar 2022, 12:21 Nga DOSJA
Vrasësi i 9 maceve në Brighton, humb jetën në burg

BRITANI E MADHE- Steven Bouquet, vrasësi i nëntë maceve ka humbur jetën në burg. BBC raporton se si u burgos në Brighton vitin e kaluar për vdekjen e nëntë maceve dhe lëndimet e shkaktuara në shtatë të tjera. 

Shërbimi i Burgjeve konfirmoi se ai kishte vdekur në spital më 6 janar. Shkaku i vdekjes nuk dihet, por në seancën e tij të dënimit, gjykata u tha se Bouquet ishte diagnostikuar me kancer në tiroide, i cili i ishte përhapur në mëlçi dhe mushkëri.

Bouquet u burgos për pesë vjet e tre muaj në Hove Crown Court korrikun e kaluar pasi u shpall fajtor për 16 vepra penale në lidhje me macet, si dhe posedim të një thike, me të cilën i vrau ato.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britani mace steven bouquet vrau macet britani mace steven bouquet vrau macet

Sondazh

Poll