Bota

Gjendje alarmante në Kosovë, mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë

19 Janar 2022, 13:58 Nga DOSJA
Gjendje alarmante në Kosovë, mbi 2 mijë raste të reja me

KOSOVË- Në Kosovë janë regjistruar mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ditën e sotme janë shëruar 462 qytetarë.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës. Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bilanci ne kosove bilanci ne kosove

Sondazh

Poll