Nga Koreja e Veriut drejt e në Tiranë, kush është kandidatja e Trump për ambasadore në Shqipëri
28 Qershor 2019, 19:28Nga DOSJA
Ishte një ditë e ftohtë e shkurtit në vitin 2008 dhe ajo ishte ulur në sallën më të madhe të koncerteve në Korenë e Veriut, duke dëgjuar një shfaqje nga Filarmonia e Nju Jorkut – jo shumë larg vendit ku ka lindur në Korenë e Jugut.
Një zyrtare politike në Shërbimin e Jashtëm të SHBA, Yuri Kim nuk kishte asnjë arsye të dukshme për të shoqëruar orkestrën e njohur amerikane në vendin më të izoluar të botës, i cili do të ishte më i përshtatshëm për një oficer të diplomacisë publike. Por ishte pikërisht puna e saj në atë udhëtim të pashembullt. Ajo ishte asistente e Christopher Hill, ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit në atë kohë, i cili po udhëhiqte bisedimet e nivelit të lartë me Phenianin, me synim shpërbërjen e programit të armëve bërthamore.
Turneu i koncertit ishte një “karotë”, të cilën Uashingtoni shpresonte – ndonëse nuk e pranoi publikisht – se do të përmirësonte bashkëpunimin e Veriut në bisedimet e ashpra. Kim kishte negociuar me të vërtetë vizitën me qeverinë komuniste, duke udhëtuar në Phenian në dy raste të mëparshme me udhëheqjen e filarmonisë.
Ndihma për të zhvilluar programin dhe për të negociuar kushtet e vizitës- ishin dy pikat kryesore. Një amerikane e natyralizuar që u zhvendos nga Koreja e Jugut në ishullin Guam (ishull në paqësor nën varësinë e SHBA) kur ishte 3 vjeç, Kim u bashkua me Shërbimin e Jashtëm më 1996.
Ajo zgjodhi të shkonte në Pekin në turneun e saj të parë, pasuar nga Tokio. Pastaj ajo u kthye në Uashington si oficere e nivelit të mesëm. Në atë kohë, diplomati më i lartë i SHBA ishte Colin Powell. Pas kësaj detyre, Kim shkoi në Seul. Gjatë turneut të saj si shef i njësisë së brendshme politike të ambasadës, ajo u takua me dhjetëra liderë politikë dhe biznesi, gazetarë dhe akademikë.
Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara. Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke. Për të ardhur përfundimisht si ambasadore në Shqipëri, ajo duhet të konfirmohet nga senati.
Tiranë– Për shkarkimin nga detyra të kreut të Bashkisë së Kukësit, Zef Hilës ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj.Ai shprehet se shkarkimi i Zef Hilës nuk ka a...
Tiranë: Në ditën e heshtjes zgjedhore ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Ai sot ka dhënë mesazhin se pas zgjedhjeve të së dielës ka të hënë, duke lenë mesazhin se...
TIRANË- Ditën e djeshme në një reagim partia gjemrane CDU, e cila po qeverisë vendin, u shpreh se nuk e njhin Martin Henze, ka ardhur dhe një reagim nga ky...
Shkodër- Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” se në një takim me prefektin e Shkodrës, nuk kishte pirë as ujin...
Tiranë-Për situatën politike në vend ka reaguar edhe studiuesi i njohur Aurel Plasari. Së fundmi ai ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kreut të PD, Lulzim B...
TIRANË- Të gjithë i kanë dëgjuar vetëm emrin dhe shumë e kanë parë në publik. I pëlqen të rrijë gjithmonë pas perdes dhe të komandojë të tjerë sikur të ish...
Tiranë- Një qytetar ka denoncuar me zë dhe figurë se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij që nëse nuk votojnë...
Tiranë- Një debat ka pasur dje në emisionin “Open” të Eni Vasilit mes zv/ministrit të Brendshëm, Ervin Hodaj dhe juristit Jordan Dacit, për shkarkimin e kreut ...
TIRANË- Analisti Alfred Peza ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se Partia Demokratike në 1 korrik nuk do të ketë më kryetar Lulzim Bashën.Sipas tij në PD kan...
Tiranë- Andi Bejtja ka folur për krizën politike në vend dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Ndër të tjera në emisionin “Zonë e lirë” të Arjan Çanit ka deklaru...