Bota

COVID-19/ Greqia zgjat masat kufizuese deri në fundit të Janarit

19 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
COVID-19/ Greqia zgjat masat kufizuese deri në fundit të Janarit

GREQI- Përhapja e e Covid-19 në Greqi, ka bërë që masat kufizuese të shtyhen. Mediat e huaja raportojnë se masat anti-covid do të jenë deri në fund të janarit. Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris me deklaratat e tij ka njoftuar zgjatjen e masave edhe për një javë.

Të dhënat epidemiologjike përgjatë ditëve të fundit kanë shqetësuar ekspertët, të cilët do të thirren të vendosin nëse zbatimi i masave do të përfundojë të dielën apo nëse ato do të zgjaten tërësisht apo pjesërisht. Propozimi do t’i njoftohet si gjithmonë qeverisë, e cila do të marrë vendimin përkatës.

Nga viti i ri e deri më sot shtrimet në spital janë rritur me 34% . Numri i të sëmurëve me Covid në fillim të vitit të ri ishte 3809 dhe tani është mbi 5100.

(f.i/dosja.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 greqi thanos plevris covid-19 greqi thanos plevris

Sondazh

Poll