Bota

Pas largimit si kancelare e Gjermanisë, OKB i ofron punë Angela Merkelit

19 Janar 2022, 11:17 Nga DOSJA
Pas largimit si kancelare e Gjermanisë, OKB i ofron punë Angela

GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ofroi Angela Merkelit punën e saj të parë pas dorëheqjes nga posti i Kancelares së Gjermanisë. Mediat e huaja raportojnë se Guterres i ofroi punën Merkelit përmes një letre.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB i ka ofruar ish-kancelares gjermane të jetë në krye të një komiteti këshillues për pronat dhe asetet publike globale. Ajo ende nuk është përgjigjur, por burimet në Kombet e Bashkuara nuk janë të sigurta se ajo do ta pranojë.

Bordi Këshillimor për Asetet Publike Globale është një nga projektet kryesore të Guterres për reformën e Kombeve të Bashkuara në mandatin e tij të dytë, i cili filloi në fillim të janarit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota angela merkel antonio guterres angela merkel antonio guterres

Sondazh

Poll