Bota

Në Kushtetutë të shkruhen bullgarët, Pendarovski: Ndërhyrje në punët e brendshme

19 Janar 2022, 10:45 Nga DOSJA
Në Kushtetutë të shkruhen bullgarët, Pendarovski:

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me kërkesën e bullgarisë për t’i regjistruar bullgarët si pakicë në Kushtetutë. Mediat e huaja raportojnë se për Pendarovski kjo kërkesë është një ndërhyrje në punët  ebrendshme. Sipas Pendarovskit maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe e drejta e tyre në këtë drejtim duhet të kërkohet në nivel individual. 

“Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre, jo. Pse jo? Rregulli numër një në të drejtën ndërkombëtare, politikën ndërkombëtare, neni dy i Kartës së OKB-së – vlen për të gjitha vendet në botë: nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Ata janë shtetas bullgarë, shtetas të Republikës së Bullgarisë. Ju siguroj se shteti maqedonas në nivel shtetëror asnjëherë nuk ka tentuar t’i shtyjë atje, t’i provokojë, t’u thotë – dilni, t’u ndihmojë. Ajo vendoset në nivel individual. Ndihesh maqedonas, këtë do ta thuash. Nëse nuk ta japin, shkoni në Strasburg. Kjo është rruga. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të më thuash nga jashtë, ata janë qytetarët tanë. Në Maqedoni ka bullgarë, por autoritetet tona janë përgjegjëse për të drejtat e tyre. Nëse ne i shkelim të drejtat e tyre ose ata nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ne i mbrojmë të drejtat e tyre, atëherë ata do të shkojnë në Strasburg, por ata janë shqetësimi im, sepse janë të mitë, qytetarët tanë. Ashtu siç nuk kam të drejtë dhe nuk duhet të them “ju do t’u jepni të drejtat maqedonasve në Bullgari, ashtu ai nuk ka të drejtë të më thotë nëse duhet të përfshijmë apo jo bullgarët në kushtetutë. Është vendimi ynë sovran”,-ka thënë ai.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora stevo pendarovski stevo pendarovski

Sondazh

Poll