Politike

Shqipëria në heshtje zgjedhore, reagon Meta: Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë

29 Qershor 2019, 08:15 Nga DOSJA
Shqipëria në heshtje zgjedhore, reagon Meta: Të mos harrojmë

Tiranë: Në ditën e heshtjes zgjedhore ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Ai sot ka dhënë mesazhin se pas zgjedhjeve të së dielës ka të hënë, duke lenë mesazhin se të hënën mund të ketë ndryshime apo të reja.

“Të dashur miq! Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.”, shprehet Ilir Meta teksa poston edhe një foto.

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore. Në bazë të Kodit Zgjedhor palët që marrin pjesë në zgjedhje janë të detyruara që të mos bëjnë deklarata. Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë opozita. Fushata është shoqëruar me akzua, protesta e përplasje në disa KZAZ.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike heshtje zgjedhore ilir meta zgjedhjet e 30 qershorit heshtje zgjedhore ilir meta zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll