Aktualitet

25 të arrestuar për trafikun e emigrantëve, koka e grupit një egjiptian, EMRI

19 Janar 2022, 12:32 Nga DOSJA
25 të arrestuar për trafikun e emigrantëve, koka e grupit

TIRANË – Muhamet Sherif, shtetas egjiptian, quhet koka e organizatës së trafikut të klandestinëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, që u godit sot nga një operacion i përbashkët i Policisë shqiptare, italiane dhe asaj greke.

Ndërkohë, një shtetas turk, i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në qyetin e Sarandës, i cili mësohet se ishte drejtuesi i gomones që kryente transportin e emigrantëve. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Kosekoglu është kapur në qytetin e Sarandës.

25 persona, mes të cilëve 18 shqiptarë dhe 7 të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq), kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, si pjesë e një grupi kriminal, që kontrabandonin emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, duke përfituar nga 5-10 mijë euro për person. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, në bashkëpunim me autoritetet greke dhe ato italiane kanë zhvilluar një operacion me qëllim ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal, të cilëve, nga hetimi i përbashkët i kryer iu janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.

Në lidhje me këtë aksion ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me homologët e tij italianë Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Në fjalën e tij, Vocaj u shpreh se në kuadër të këtij aksioni të përbashkët mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, u bë i mundur arrestimi në vendin tonë i 25 personave, 18 prej të cilëve shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj, të gjithë të përfshirë në këtë rrjet të mirëorganizuar. Sipas Vocajt, janë sekuestruar mjete lundruese, skafe, një anije velierë dhe sende të ndrysyhme që përdoreshin nga trafikantët për kryerjen e transportit të emigrantëve. Sipas Vocajt, nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

LAJMI KRYESOR: Shkatërrohen 4 grupe, arrestohen 18 shqiptarë e 7 të huaj, 5-10 mijë € për emigrant

(e.h-f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i spak emigrante te paligjshem mehdi mamishli muhamet sherif mustafa kosekoglu tonin vocaj konference per mediat aksioni i spak emigrante te paligjshem mehdi mamishli muhamet sherif mustafa kosekoglu tonin vocaj konference per mediat

Sondazh

Poll