Politike

VD-Tensionet te ‘5 Maji’/ Meta: I tronditur nga pamjet e sjelljes brutale dhe dhunës

19 Janar 2022, 12:17 Nga DOSJA
VD-Tensionet te ‘5 Maji’/ Meta: I tronditur nga pamjet e sjelljes

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur i tronditur nga tensionet që kanë ndodhur ditën e sotme në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë. Për gazetarët, pas përfundimit të takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Meta mori një moment dhe shprehu shqetësimin për atë që po ndodh në kryeqytet. Ai tha se duhet garantuar strehimi i përkohshëm për çdo rast, e më tepër në këtë periudhë të ftohtë dimri.


‘Kam një shqetësim për të ndarë me ju, të cilin do ta ndaj zyrtarisht dhe me institucionet. Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet, që nuk janë pamje për herë të parë dhe që nuk nderojnë as autoritetet shtetërore, bashkiake, agjencitë ligjzbatuese, dhe çështje e konflikte të tilla duhet të zgjidhen në respekt të ligjit, në dialog me qytetarët dhe duke respektuar të drejtat e tyre, por edhe duke garantuar strehimin e tyre të përkohshëm në çdo rast, aq më tepër që jemi në kulmin e dimrit. I bëj thirrje Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer, me të gjitha shkeljet që kanë ndodhur”, tha Meta.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll