Politike

Kapllanaj ironizon Berishën: Plak i padëshiruar,telefonon 10 njerëz për antimitingje

19 Janar 2022, 08:36 Nga DOSJA

FIER – Kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Agron Kapllanaj ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, me anë të së cilës ka ironizuar ish-Kryeministrin Sali Berisha, ndërsa e shoqëron me mbishkrimin: Një plak i padëshëruar, merr ne telefon 10 njerëz për antimitingje. Ai do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Kapllanaj shkruan më tej se Berisha e ka të kotë gjithë përpjekjen, pasi ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Postimi i plotë i Agron Kapllanajt:

“Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara. Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.”, shruan në reagimin e tij përbri videos së postuar kreu i PD Fier, Agron Kapllanaj.

Ish-Kryeministri, Sali Berisha akuzoi disa ditë më parë dy kryetarët e degëve të PD në Fier dhe Durrës. Në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ish-kryeministri tha se kryetari i PD në Fier Agron Kapllanaj ka përfituar 32 milionë euro tendera nga mazhoranca socialiste. Ai hodhi akuza dhe ndaj kreut të degës së PD në Durrës Luan Hoti duke e quajtur “njeriun e rimorkatorëve”.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron kapllanaj sali berisha agron kapllanaj sali berisha

Sondazh

Poll