Politike

Nesër nis shembja e banesave nga IMT në ‘5 maj’, banorët: Do protestojmë!

18 Janar 2022, 19:47 Nga DOSJA
Nesër nis shembja e banesave nga IMT në ‘5 maj’,

TIRANË – Banorët e lagjes 5 maj do të protestojnë nesër kundër aksionit të shembjes së banesave të tyre nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Tiranës. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, banorët thonë se Bashkia e Tiranës u ka dërguar një akt-marrëveshje të njëanshëm pa vulë dhe firmë, ku nuk saktësohet vendi dhe koha e realizimit të kompensimit të shembjes së banesave të tyre. Ata u bëjnë të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen protestës së tyre.

THIRRJE PER PROTESTE

NESER, DATE 19.01.2022, ORA 10:00 NE ZONEN E 5-MAJIT, IMT-ja KA NJOFTUAR SHEMBJEN E DHJETERA SHTEPIVE PA ARRITUR NJE MARREVESHJE PARAPRAKE ME BANORET.

Përmes VKM 533 dt. 22.9.2021 për rindërtimin dhe shpronësimin për interes publik Bashkia Tiranë ka dorëzuar nje akt-marrëveshje e njëanshëm pa vule dhe firmë, në te cilën nuk gjendet afat fillimi as përfundimi i punimeve. Nuk specifikohet vendi dhe koha ku do të ekzekutohet rikompensimi përmes shkëmbimit dhe as cilësohet pronësisë apo përdorimi i pronës.

Neser do jemi duke protestuar per kete. Bashkohuni!

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Tiranës ka vendosur si afat të fundit ditën e nesërme për banorët e “5 majit” që të braktisin banesat e tyre, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë projektit të “Unazës së Madhe”. Banorët kanë paditur drejtorin e IMT-të Tiranë dhe kanë premtuar se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre. Ata këmbëngulin se projekti i Unazës së Madhe është ndryshuar dhe nuk është bërë publik. Qytetarët kanë kërkuar bisedime me qeverinë dhe bashkinë dhe të kompensohen sipas çmimit të tregut për prishjen e banesave të tyre.

LEXO DHE KËTË:

PROTESTA e banorëve te ‘5 maj’:Do i vëmë zjarrin Bashkisë,me gjak do e mbrojmë nesër

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ikmt protestojne banoret e 5 majit unaza e madhe ikmt protestojne banoret e 5 majit unaza e madhe

Sondazh

Poll