Politike

Tensionet te ‘5 Maji’/ Belind Këlliçi: Ku është SPAK, pse nuk e heton Erion Veliajn?

19 Janar 2022, 11:17 Nga DOSJA
Tensionet te ‘5 Maji’/ Belind Këlliçi: Ku

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar tek ‘5 Maji’ në Tiranë, ku ka pasur përplasje fizike mes policisë dhe banorëve të zonës, të cilëve po iu shemben banesat në kuadër të procesit të Rindërtimit.

Këlliçi shprehet se nuk ka një nismë të vetme të kësaj qeverie të mos jetë shoqëruar me kundërshti nga qytetarët, ndërsa shtoi se, shpërfillja, gjuha e forcës dhe dhuna janë mjetet e pushtetit për të çuar në fund veprat korruptive. Ai ka edhe një thirrje për Prokurorinë dhe SPAK të cilës i kërkon që të hetojë Erion Veliajn.

Postimi i Belind Këlliçit:

“Nuk ka një nismë të vetme të kësaj qeverie të mos jetë shoqëruar me kundërshti nga qytetarët. Kjo tregon se mungon tërësisht komunikimi me grupet e interesit. Shpërfillja, gjuha e forcës dhe dhuna janë mjetet e pushtetit për të çuar në fund veprat korruptive. Me pretekstin e dëmtimit nga tërmeti po i vihet ruspa banesave e po hidhen qytetarët në rrugë. E tillë është situata në bllokun “5 Maji”. Ku është SPAK? Pse nuk e heton Lali lekun? Po në selinë e blinduar të PD ka depërtuar lajmi? Si po vepron policia në këtë rast? Pse e kursen gazin bashkëqeverisja? Ju i kthyet banesat në gërmadha, jo tërmeti,” shkruan Këlliçi.

LAJMI KRYESOR: Shembja te ‘5 Maji’! ‘Blindohet’ zona nga efektivët, shoqërohen disa banorë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi shembja e banesave te 5 maji belind kelliçi shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll