Politike

A do kandidonte për lider të PD? Bylykbashi: Kryetari lind, nuk i bëhet ofertë

18 Janar 2022, 20:12 Nga DOSJA
A do kandidonte për lider të PD? Bylykbashi: Kryetari lind, nuk i

TIRANË – Deputeti Oerd Bylykbashi u përgjigj se përse nuk është vetëofruar për të qenë kandidat për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Në emisionin “A Show”, ai tha se kryetarët dalin natyrshëm dhe nuk bëhen duke iu bërë ofertë. Ai përmendi fjalët e ish-kryeministrit Sali Berisha se lider është ai kryetar partie që e dërgon këtë forcë politike në pushtet.

“Kryetar i PD? Problemi kryesor. Kryetarit nuk i bëhet ofertë. Kryetari duhet të dalë në mënyrë natyrale. Duhet të jetë një proçes që të ketë tranzicion me model të vjetër, mjafton legjitimiteti. Duhet të rrezatojë besim në opinionin publik. Nëse do të ishte kjo trajektorja dhe do zgjaste një mandat, do pranoja. Ka ardhur koha që PD ka nevojë për kryetar. Duhet të hyjmë në një periudhë moderne të partive. Lideri mund të mos lindë për shumë kohë, por një parti nuk mund të ketë kryetar. Berisha tha kryetari bëhet lider kur çon parti në fitore”, deklaroi Oerd Bylykbashi në “A Show”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike oerd bylykbashi perplasje ne partine demokratike sali berisha oerd bylykbashi perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll