Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Kryekomisar Zylyftarit/ Genc Tafili kërkon azil në Gjermani

19 Janar 2022, 11:57 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e Kryekomisar Zylyftarit/ Genc Tafili kërkon

TIRANË – Genc Tafili, i ekstraduar vetëm pak ditë më parë nga Gjermania, si i akuzuar për vrasjen e ish-kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, ka kërkuar azil në shtetin gjerman. Që në momentin e arrestimit të tij në Frankfurt, natën e ndërrimit të viteve, Tafili mësohet se ka nisur negociatat me autoritetet gjermane për të bllokuar pikërisht kthimin e tij në burg në vendin tonë.

Kërkesa për ekstradim mësohet se është depozituar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila do ta nisë në drejtim të Gjermanisë duke iu kërkuar lejimin e ekstradimit të Tafilit. Por, prej më shumë se dy javësh, për Tafilin është nisur një dosje e plotë në drejtim të Gjykatës së Frankfurtit nga ku mësohet se janë listuar një sërë arsyesh të faktuara që nuk duhet të lejohet ardhja në Shqipëri. Një prej kërkesave të mbrojtjes lidhet me mbajtjen në mënyrë të padrejtë në qeli të Tafilit për një krim që ai nuk e ka kryer. Po ashtu, pretendohet se gjykimi ndaj tij është bërë në shkelje të hapura procedurale, ndërkohë vetë Tafili ka pretenduar se në vendin tonë atij i rrezikohet jeta.Po ashtu, mësohet se arsye tjetër e listuar në dosjen e tij është edhe hasmëria e hapur me një familje në Shkodër, hasmëri që sipas tij ka tentuar t‘i godasë edhe nipin në Suedi vite më parë, ndërkohë që ai dhe vëllai i tij, Admiri ishin në burg! Tafili ka dëshmuar para autoriteteve gjermane gjithçka ka ndodhur përgjatë gjithë procesit gjyqësor ndaj tij në Shqipëri dhe burgosjen e padrejtë për shkak se ai nuk e ka kryer vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shkodrës.Sipas të dhënave, autoritetet gjermane kanë dokumentuar gjithë dëshminë e tij dhe kanë nisur edhe shqyrtimet e fakteve për të justifikuar kërkesën e tij për të qëndruar në Gjermani.

Tafili, i dënuar me 25 vite burgim për akuzën e vrasjes së Arben Zylyftarit, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Shkodër u lirua nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Por, pas arrestimit të kësaj të fundit, gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, që lironte nga burgu Tafilin me kusht. Për pasojë, Apeli kërkonte rikthimin e Tfilit në burg, për shlyerjen e 3 viteve e 3 muajve që Hoxha ia kishte ‘falur’. Më pas Genc Tafili u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Genc Tafili, 42-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, është arrestuar në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, teksa planifikonte të udhëtonte më 31 dhjetor drejt Stambollit.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben zylyftari genc tafili arben zylyftari genc tafili

Sondazh

Poll