Aktualitet

5 Maji luftë me shtetin, Rama në klipin e radhës mbi anketën: Duam përgjigjet tuaja

19 Janar 2022, 11:12 Nga DOSJA
5 Maji luftë me shtetin, Rama në klipin e radhës mbi

TIRANË– Ndërkohë që banorët e “5 Majit” përplasen me forcat e policisë pasi janë të gatshëm të mbrojnë me jetë banesat e tyre që po u shemben, kryeministri Edi Rama nuk e ndal axhendën. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një video-mesazh përmes të cili u kërkon qytetarëve shqiptarë që tu japin përgjigje pyetjeve të anketës që do t’i dërgojë çdo qytetari në shtëpi.

Të moshuarit sipas Ramës mund të përgjigjen përmes postës pa asnjë kosto shtesë, ndërsa të rinjtë në faqen zyrtare. Për banorët e 5 majit që brenda pak orëve do të mbeten në mes të katër rrugëve, Kreu i Qeverisë nuk thotë asnjë fjalë.

“Unë besoj se ne shqiptarët kemi mundësinë të shkojmë shumë më shpejt përpara duke dëgjuar njëri-tjetrin, Këshillimin Kombëtar të Shqipërisë. Do të merret mendimi i gjithsecilit për vendin. Të moshuarit do të na dërgojnë përgjigjet e tyre me postë, pa asnjë pagesë, ndërsa të tjerët do të mund të na përgjigjen në faqen zyrtare. Është koha që të mos lëmë që kacafytjet personale në llogoret partiake të mos na e marrin nga duart. Të dëgjojmë njëri-tjetrin,”- thotë Rama. 

 

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll