Aktualitet

4 grupet kriminale, dalin pamjet, momenti kur prangosen, njërin e nxjerrin nga dhoma

19 Janar 2022, 11:31 Nga DOSJA
4 grupet kriminale, dalin pamjet, momenti kur prangosen, njërin e nxjerrin

TIRANË – Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit të arrestimit të 25 personave, mes të cilëve 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, në kuadër të një operacioni mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, ku u goditën 4 grupe kriminale, të cilët kryenin transport emigrantësh të paligjshëm drejt vendeve të BE.

Sipas videos së publikuar nga vetë Policia e Shtetit, bëhet me dije se në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABI”, i shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit përbri videos së operacionit:

Policia e Shtetit / Pamje nga operacioni ndërkombëtar i koduar “ASTROLABI”. Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë, në Shqipëri, Itali dhe Greqi. Në Shqipëri, operacioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në kuadër të këtij operacioni, në Shqipëri, janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar veprimtaria e katër grupeve kriminale që ushtronin aktivitetin kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe vendet e tjera të BE-së.

LAJMI KRYESOR: Shkatërrohen 4 grupe, arrestohen 18 shqiptarë e 7 të huaj, 5-10 mijë € për emigrant

(e.h-f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i spak emigrante te paligjshem tonin vocaj konference per mediat aksioni i spak emigrante te paligjshem tonin vocaj konference per mediat

Sondazh

Poll