Aktualitet

Me heroinë në PUB / Kush është Gerand Zacelli, i ati tentoi t’i fuste drogë në qeli

19 Janar 2022, 11:07 Nga DOSJA
Me heroinë në PUB / Kush është Gerand Zacelli, i ati tentoi

FIER – Gerand Zacelli, i riu të cilit i ati tentoi ti fuste sot drogë në qelinë e burgut në Fier, nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ai është arrestuar dhe dënuar disa herë për prodhim dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Zacelli është arrestuar disa vite më parë në qytetin e Gramshit, ku pas një kontrolli të kryer ndaj tij në ambientet e një PUB-i të qytetit, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.

“Sot u bë e mundur goditja e radhës të shpërndarësve të lëndës narkotike, operacione këto të shtrira në të gjithë qarkun e Elbasanit. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerand Zacelli, 26 vjeç, banues në Lushnje, i dënuar më parë për përdorim të lëndëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë një kontrolli fizik të kryer në ambjentet e Pub “ADI PUB”, qe ndodhet në Gramsh dhe është në pronësi të tij, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike heroinë. Ndaj 26 vjeçarit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.”, thuhej në njoftimin e Policisë së Elbasanit për arrestimin e Gerand Zacellit.

Policia e Fierit ka vënë sot në pranga 70-vjeçarin, Lutfi Zacelli, pasi ka tentuar të fusë në ambientet e burgut një sasi të vogël lënde narkotike. Sipas uniformave blu, në datë 18 janar të këtij këtij viti, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve u njoftua nga Informacioni se gjatë kontrollit në pakon postare të dërguar nga 70-vjeçari për të dënuarin Gerand Zacelli, babë e bir janë konstatuar 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

LAJMI KRYESOR: EMRAT / Babai tenton t’i fusë kokainë të birit në burgun e Fierit, por e pëson

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gerand zacelli lutfi zacelli gerand zacelli lutfi zacelli

Sondazh

Poll