Aktualitet

EMRAT / Babai tenton t’i fusë kokainë të birit në burgun e Fierit, por e pëson

19 Janar 2022, 10:10 Nga DOSJA
EMRAT / Babai tenton t’i fusë kokainë të birit në

FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga 70-vjeçarin, Lutfi Zacelli, pasi ka tentuar të fusë në ambientet e burgut një sasi të vogël lënde narkotike. Sipas uniformave blu, në datë 18 janar të këtij këtij viti, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve u njoftua nga Informacioni se gjatë kontrollit në pakon postare të dërguar nga 70-vjeçari për të dënuarin Gerand Zacelli, babë e bir janë konstatuar 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia e Fierit është organizuar dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të të moshuarit, Lutfi Zacelli, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

“Në datë 18 janar 2022, rreth orës 15.00, SHKBB u njoftua nga Salla Informacionit IEVP Fier se gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar nga shtetasi “L.Z.” për të dënuarin “G.Z.” (babë e bir), janë konstatuar të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike. Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit: “L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.

Gerand Zacelli, i riu të cilit i ati tentoi ti fuste sot drogë në qelinë e burgut në Fier, nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ai është arrestuar dhe dënuar disa herë për prodhim dhe përdorim të lëndëve narkotike. Zacelli është arrestuar disa vite më parë në qytetin e Gramshit, ku pas një kontrolli të kryer ndaj tij në ambientet e një PUB-i të qytetit, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Me heroinë në PUB / Kush është Gerand Zacelli, i ati tentoi ti fuste drogë në qeli

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burgu i fierit gerand zacelli lutfi zacelli burgu i fierit gerand zacelli lutfi zacelli

Sondazh

Poll