Aktualitet

Policia shkon ta nxjerrë nga banesa që do të prishet, pronarja nuk i bindet

19 Janar 2022, 07:18 Nga DOSJA
Policia shkon ta nxjerrë nga banesa që do të prishet, pronarja

TIRANË – Në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë ka nisur mëngjesin e sotëm aksioni i IKMT për prishjen e disa ndërtesave, të cilat preken nga procesi i rindërtimit nga bashkia e kryeqytetit. 19 janari ishte afati i fundit që banorët e këtyre banesave ti lironin ato, por jo të gjitha u janë bindur urdhrit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.

Ndërkohë, njëri prej banorëve që nuk largohet nga banesa e saj është një zonjë, e cila është kapur nga kamerat e televizioneve të pranishme në zonë teksa negocion në ballkonin e shtëpisë së saj me forcat e policisë, të cilat kanë shkuar ta nxjerrin nga aty, por ajo nuk pranon të dalë që andej.

Fadromat e IKMT-së kanë shkuar në zonë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.

LAJMI KRYESOR: Shembja te ‘5 Maji’! ‘Blindohet’ zona nga efektivët, shoqërohen disa banorë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nis prishja e banesave te 5 maji protesta te 5 maji nis prishja e banesave te 5 maji protesta te 5 maji

Sondazh

Poll