Aktualitet

Po i prishet shtëpia/Banori i ‘5 Maji’: Sot do rri në Hënë, ose te shtëpia e Veliajt

19 Janar 2022, 07:36 Nga DOSJA
Po i prishet shtëpia/Banori i ‘5 Maji’: Sot do rri në

TIRANË – Njëri nga banorët, banesa e të cilit është parashikuar të prishet për ti hapur rrugë procesit të rindërtimit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, është shprehur tepër i revoltuar kur është pyetur në lidhje me situatën.

Teksa shprehu zhgënjimin e tij për gjithë këtë që po ndodhte, ai tha se tanimë nuk ka më një shtëpi, në të cilën deri dje jetonte me nënën, gruan dhe vëllezërit, ndërsa sot do të flejë jashtë.

Madje ai shtoi se do shkonte të flinte sot ose në Hënë, ose te shtëpia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja: Po shkikoj kamionin që po transporton orenditë tuaja të shtëpisë. Ku do ti cojnë orenditë?

Banori: Do ti çojnë nën jë vend, por se ku nuk di gjë. E di shefi i policisë.

Gazetarja: Ku do të qëndroni sot?

Banori: Jashtë, në Hënë. Unë kam pasur shtëpi. Ose te shtëpia e Erion Veliajt. Jam me vëlla, me grua, me nënë.

LAJMI KRYESOR: Shembja te ‘5 Maji’! ‘Blindohet’ zona nga efektivët, shoqërohen disa banorë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nis prishja e banesave te 5 maji protestojne banoret e 5 majit nis prishja e banesave te 5 maji protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll