Aktualitet

Shembjet te ‘5 Maji’/ Balliu: Bashkia do gjakun e qytetarëve, ku është opozita?

19 Janar 2022, 07:51 Nga DOSJA
Shembjet te ‘5 Maji’/ Balliu: Bashkia do gjakun e qytetarëve,

TIRANË– Ish-deputeti Klevis Balliu ndodhet në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, aty ku pritet që të nisë aksioni për shembjen e banesave. Ish-deputeti hodhi akuza dhe në drejtim të opozitës, që sipas tij nuk ka shkuar në mbështetje të banorëve.

Askush nuk është kundër projekteve, kush do t’i paguajë këta banorë nëse gjykata vendos në favorin e tyre?Sa është shuma monetare që e ngop monstrën Erion Veliaj, sa qytetarë shqiptarë duhet të mbeten pa shtëpi që të kënaqet Erion Veliaj, sa njerëz duhet të hidhen në rrugë? Cila është shuma që të kënaqet Erion Veliaj. Ja kanë çuar SPAK, prokurorisë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kryetari i SPAK, kryetarja e prokurorisë së Tiranës duhet të dalin në deklaratë, dhe këto prishje të mos ndodhnin deri në përfundimin e hetimeve. Pse kjo është zgjidhja, prishim shtëpi, dhe fusim gazetarët në burg.Ku është SPAK-u i famshëm, pse nuk iu kthen përgjigje këtyre qytetarëve? Nuk i kushton asgjë, nxitimi janë lekët dhe korrupsioni. Këtu nuk ka më shtet, ata palaçot opozitarë duhet të ishin këtu që në orën 06:00 të mëngjesit”, tha Balliu.

LAJMIKRYESOR: Shembja te ‘5 Maji’! ‘Blindohet’ zona nga efektivët, shoqërohen disa banorë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu shembja e banesave te 5 maji klevis balliu shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll