Aktualitet

Grup i strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh, 5 të arrestuar në Vlorë, EMRAT

19 Janar 2022, 07:55 Nga DOSJA
Grup i strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh, 5 të arrestuar

VLORË – Policia e Shtetit ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedentë të ndryshëm penalë në qytetin e Vlorës.

Si rezultat i këtyre operacioneve është bërë i mundur arrestimi i pesë personave, të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh. Në pranga kanë rënë Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili.

Mësohet se aksioni i policisë në qytetin bregdetar është zhvilluar për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa shoqërimi i të arrestuarve drejt Tiranës është realizuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia e Shtetit ka zhvilluar prej disa ditësh një sërë aksionesh për kapjen e personave me precedentë kriminalë ose të kërkuar për vepra të ndryshme penale, në kuadër të luftës për parandalimin e ngjarjeve kriminale në vendin tonë.

Këto aksione në të gjithë territorin e vendit kanë nisur fill pas takimit që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar me krerët e Policisë në qarqe, të cilëve u kërkoi ndërmarrjen e aksioneve të tilla, referuar rritjes së krimeve në vendin tonë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Trafik klandestinësh / Aksioni i Policisë në Vlorë, EMRAT e të arrestuarve

Superaksion i Policisë në Vlorë, ndalohen 5 persona me precedentë penalë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 5 te arrestuar ne vlore aksion i policise ne vlore 5 te arrestuar ne vlore aksion i policise ne vlore

Sondazh

Poll