Bota

Shtëpia e Bardhë ngre alarmin: Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment

18 Janar 2022, 19:47 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë ngre alarmin: Rusia mund të pushtojë

SHBA- Shtëpia e Bardhë beson se Rusia mund të nisë një pushtim të Ukrainës në çdo moment. NBCNews shkruan se këtë e ka bër të ditur sekretarja e shtypit e ‘Shtëpisë së Bardhë’ Jen Psaki, duke paralajmëruar se një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme po krijohet përgjatë kufirit ukrainas.

“Ne besojmë se jemi tani në një fazë ku Rusia në çdo moment mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës. Unë do të thosha se është më e ashpër se sa kemi qenë ne,” tha Psaki.

Vlerësimi vjen ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken udhëton në Ukrainë këtë javë për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Blinken foli me ministrin e jashtëm të Rusisë të martën në mëngjes dhe të dy planifikojnë të takohen në Gjenevë, ku ai do t’i kërkojë Rusisë të ndërmarr hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar situatën.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken jen psaki shtepia e bardhe volodymyr zelenskyy antony blinken jen psaki shtepia e bardhe volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll