Bota

Shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë: Pro qeverisë së pakicës në Malin e Zi

18 Janar 2022, 18:57 Nga DOSJA
Shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë: Pro qeverisë

MALI I ZI- Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake i kanë dhënë mbështetje koalicionit “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi. Në një deklaratë për shtyp, ata kanë bërë me dije se modeli i qeverisjes së pakicave në këto rrethana politike mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitet si dhe përshpejtim të procesit të integrimit në Evropë.

“Modeli i qeverisjes së pakicave, në këto rrethana politike, mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitetin e nevojshëm dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Dhe pikërisht kjo është kërkesa e qytetarëve tanë dhe nevojat e shtetit, për të dalë nga spiralja e ndarjes, varfërisë dhe mungesës së shpresës. Prandaj, ne besojmë se mbështetja sa më e gjerë për këtë koncept në Kuvendin e Malit të Zi do të ishte e dobishme për shoqërinë tonë, për harmoninë multietnike të Malit të Zi dhe për ruajtjen e vlerave themelore për të cilat kemi luftuar”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre rruga evropiane dhe euroatlantike e Malit të Zi nuk ka alternativë dhe se mbështetja e partnerëve të tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Sigurisht që na gëzojnë mesazhet që partnerët tanë ndërkombëtarë po deklarojnë me këtë rast, sepse do të kemi nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në periudhën e ardhshme, në mënyrë që reformat të realizohen sa më lehtë dhe të përparojmë drejt anëtarësimit në BE. Rruga jonë evropiane dhe euroatlantike nuk ka alternativë dhe mbështetja e partnerëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, thuhet në njoftim.

Deklarata është nënshkruar nga kreu i Listës Shqiptare Nik Gjeloshaj, nga Fatmir Gjekajt i Koalicionit Shqiptar si dhe Ervin Ibrahimoviçit nga Partia Boshnjake.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ervin ibrahimoviç fatmir gjekaj nik gjeloshaj qeveria e pakices ne malin e zi ervin ibrahimoviç fatmir gjekaj nik gjeloshaj qeveria e pakices ne malin e zi

Sondazh

Poll