Bota

EMA shuan frikën: Vaksina nuk ka asnjë efekt negative te gratë shtatëzëna

18 Janar 2022, 17:15 Nga DOSJA
EMA shuan frikën: Vaksina nuk ka asnjë efekt negative te gratë

SHBA-Në një njoftim të fundit nga EMA thuhet se gjatë studimit të kryer provat tregojnë se vaksinat e mRNA COVID-19 nuk shkaktojnë komplikime të shtatzënisë për nënat në pritje dhe foshnjat e tyre.

Gratë shtatzëna mund të përdorin vaksinat kundër Covid-19 që janë prodhuar nga teknologjia mARN, pasi nuk rrezikojnë as foshnjën dhe as shëndetin e tyre”, thuhet në njoftimin e EMA-s.

Studimet treguan gjithashtu se vaksinat e COVID-19 janë po aq efektive në reduktimin e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjeve tek gratë shtatëzëna sa janë edhe te njerëzit e tjerë. Efektet anësore më të zakonshme të vaksinave tek gratë shtatzëna përputhen gjithashtu me ato në popullatën e përgjithshme të vaksinuar.

Ato përfshijnë dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke, skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit, dhimbje muskulore dhe të dridhura. Këto efekte janë zakonisht të lehta ose të moderuara dhe përmirësohen brenda pak ditësh pas vaksinimit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ema vaksinimi anti-covid ema vaksinimi anti-covid

Sondazh

Poll