Bota

Aksidenti në Bullgari, Ministria e Kosovës: Pasagjerët kanë mbërritur në Kosovë

18 Janar 2022, 19:20 Nga DOSJA
Aksidenti në Bullgari, Ministria e Kosovës: Pasagjerët kanë

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) nw Kosovw ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të vetëaksidentuar në mëngjesin e sotëm në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania në Kosovë pasi nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta. Gazeta Ekspress shkruan se në një komunikate për media të MPJD-së thuhet se sipas të dhënave nga terreni deri tek aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë – Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalur në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme”, thuhet në deklaratw.

LAJMI KRYESOR: FOTOT- Aksidentohet autobusi me 29 shqiptarë në Bullgari, mes tyre 6 fëmijë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aksident ne bullgari aksidentohet autobusi me shqiptarë në bullgari aksident ne bullgari aksidentohet autobusi me shqiptarë në bullgari

Sondazh

Poll