Bota

Vuan nga sëmundje e rrallë, Izraeli zgjat izolimin e adoleshentit palestinez

18 Janar 2022, 17:31 Nga DOSJA
Vuan nga sëmundje e rrallë, Izraeli zgjat izolimin e adoleshentit

JERUSALEM – Izraeli ka vendosur të zgjasë izolimin e një adoleshenti palestinez, i cili vuan nga një sëmundje neuromuskulare. 18-vjeçari Amal Nakhleh po mbahet që prej janarit 2021 i mbyllur në një kam me disa bashkëkombas. Babai i tij Muamar tha se i biri do të qëndrojë i izoluar deri në muajin maj.

Ai tha se shteti izraelit duhet të tregojë se për çfarë akuzohet djali i tij. Djali i tij ka nevojë për trajtim mjekësor. Në 2020, Amal hoqi masën tumorale në mushkëri, por vuan tashmë nga miastenia gravis, një çregullim nervor që shkakton lodhje të muskujve.

Autoritetet ushtarake të Izraelit thonë se Amal Nakhleh është përfshirë në aktivitet të armatosur terrorist, por nuk kanë dhënë detaje dhe informacione konkrete për 18-vjeçarin.

Deri tani, 500 adoleshentë izraelitë janë ndaluar nga ushtria dhe policia izraelite. Në shumë burgje, të dënuar palestinezë po mbajnë grevë urie për të kundërshtuar mbajtjen e tyre në burgje pa akuza.

BURIMI: abc NEWS

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arme ne izrael palestina arme ne izrael palestina

Sondazh

Poll