Bota

Kreu i OBSH ngre alarmin: Pandemia larg përfundimit, mund të dalin variante të reja

18 Janar 2022, 17:01 Nga DOSJA
Kreu i OBSH ngre alarmin: Pandemia larg përfundimit, mund të dalin

SHBA- Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit. Mediat e huaja raportojnë se sipas Ghebreyesus ka shumë gjasa që të dalin variante të reja.

“Kjo pandemi nuk është afër fundit dhe me rritjen e pabesueshme të Omicron globalisht, ka të ngjarë të shfaqen variante të reja. Duke thënë që Omicron është i butë, gabojmë dhe dëmtojmë kundërpërgjigjen që duhet të japim, duke shkaktuar edhe vdekje. Mos u gaboni, Omicron po shkakton shtrime në spital. Për shumë shtete, javët e ardhshme mbeten kritike për sistemet e tyre shëndetësore,-tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Gjithashtu ai theksoi se vaksinimi është rruga e duhur për të luftuar virusin edhe pse mund të jenë më pak efektive ndaj Omicron, por përsëri bëjnë punë të jashtëzakonshme për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spitale.

(f.i/dosja.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dr. tedros adhanom ghebreyesus omicron dr. tedros adhanom ghebreyesus omicron

Sondazh

Poll