Politike

“O kriminel”, Basha përgjigjet me dy gishtat lart, Merkoçi: Po na hedh hi syve

18 Janar 2022, 19:01 Nga DOSJA
“O kriminel”, Basha përgjigjet me dy gishtat lart,

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit me fyerje nga disa protestues demokratë në njësinë nr.7 në kryeqytet. Teksa hyri në një hotel ku po zhvillohej takimi, lideri demokrat iu është kthyer protestuesve duke ngritur dy gishtat lart dhe i buzëqeshur.

“Basha ik! Ik o palaço! O kriminel, o hajdut!”, u dëgjuan teksa Basha po shkonte drejt takimit.

Mes protestuesve, ishte dhe avokati Fatmir Merkoçi. Ai reagoi i indinjuar pasi nuk u lejua të merrte pjesë në takimin e thirrur nga Basha, edhe pse është njëri prej themeluesve të PD. Përpara mediave,

” Ky nuk është një takim i bërë nga Basha, por një shfaqje për të hedhur hi syve duke thënë se po bën takime me demokratët. Basha këtu ka marrë vota kur ka qenë deputet dhe ky njeri pa pikën e turpit deklaron se kemi takim vetëm me njerëzit tanë. Unë e kam nisur në dhjetor të 1990 ku kam pasur me vete vetëm 10 vetë dhe sot na del një misionar që ka mision prishjen dhe shkatërrimin e PD. Kur pengohem unë themeluesi i PD, imagjinoni se çfarë ndodh me njerëzit e tjerë. Tashmë ne quhemi të përjashtuar përderisa nuk pranohemi në takim”, tha Merkoçi.

Kujtojmë që në takimet e fundit në Fier dhe sot me anëatare të Lidhjes Demokratike të Gruas në një lokal afër RTSH, Basha është pritur me protesta nga demokratë dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Disa të rinj e sulmuan me vezë.

LEXO DHE KËTË:

Basha në njësinë nr.7, kryedemokrati pritet me protestë: Mashtrues kronik!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatmir merkoci lulzim basha perplasje ne partine demokratike fatmir merkoci lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2022, 14:44

Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

TIRANË– Ish-sekretari gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth kërkoi reciprocitet për minoritetet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Me anë të...