Politike

Shehi: Basha nuk mund të udhëheq opozitën, ka njerëz me më shumë vizion dhe ide

18 Janar 2022, 18:33 Nga DOSJA
Shehi: Basha nuk mund të udhëheq opozitën, ka njerëz me

TIRANË- Kreu i Lidhjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka deklaruar se Basha nuk mund të jetë më udhëheqësi i opozitës. Në një intervistë për Ora News, Shehi u shpreh se brenda si dhe jashtë Partisë Demokratike ka njerëz me ide dhe vizion për tu përballur me kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu tha se detyra e tyre është të përballen me Ramën dhe jo me njeri-tjetrin.

“Unë shpresoj që të kalojë kjo periudhë krize, pasi ky është një debat i munguar dhe duhet të ishte konsumuar prej vitesh. Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashamir shehi edi rama dashamir shehi edi rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2022, 14:44

Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

TIRANË– Ish-sekretari gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth kërkoi reciprocitet për minoritetet nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Me anë të...